Rradhë për të blerë librat, MAS: Mos nxitoni, ka tekste për të gjithë

Ministria e Arsimit garanton nxënësit se nuk do të ketë mungesë të teksteve shkollore, ndaj nuk është e nevojshme të krijohen rradhë në pikat e tregtimit të tyre. Drejtorja e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, tha se nuk ka rritje të çmimit të teksteve, por për klasën e parë dhe klasën e 6 që do të mësojnë me kurrikulën e re, ka shtim të numrit të librave.

Ministria e Arsimit kërkon të qetësojë prindërit dhe nxënësit që të mos krijojnë fluks në pikat e tregtimit të librave, pasi tekstet do të mbulojnë nevojat e të gjithë fëmijëve në shkolla.

Zamira Gjini: Marrim çdo ditë informacion nga Drejtoritë Arsimore, Zyrat Arsimore, por edhe nga botuesit, sesi është situata e shitjes së teksteve shkollore. Por ajo që dua tu them prindërve, është që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka siguruar në bashkëpunim dhe me botuesit, botimin dhe pajisjen e njësive tregtare të shitjes së teksteve mësimore me të gjitha tekstet që ndodhen në katalogun e teksteve mësimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtorja e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, garanton nxënësit dhe prindërit se nuk ka mungesë të titujve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zamira Gjini: Të gjitha tekstet mësimore që ka katalogu ndodhen në njësitë tregtare të shitjes së teksteve mësimore. Nuk ka pse të stresohen dhe alarmohen pasi tekstet janë aty. Ata mund të shkojnë në çfarëdo lloj kohe kur e kanë mundësinë. Njësitë tregtare janë të hapura gjatë gjithë ditës.

Nuk ka rritje të çmimit të teksteve shkollore, por në klasën e 1 dhe klasën e 6 që janë me kurrikula të reja, ka shtim të librave ndaj dhe paketa kushton më shtrenjtë.

Zamira Gjini: Po të shikosh, këtu në kurrikulën e re kemi lëndë të reja, shtesë në numrin e teksteve për klasën e parë dhe klasën e gjashtë që detyrimisht paketa mund të ketë pak rritje. Por çmimi nuk ka ndryshuar për shkak të çmimit të tekstit për çdo tekst, por ndryshon paketa e çmimeve të rritjes së lëndëve mësimore në kurrikulën e re të arsimit parauniversitar.

Procesi i shpërndarjes së teksteve ka nisur ditën e premte dhe deri në 11 janar kur të nisë viti i ri shkollor, nxënësit kanë kohë të pajisjen me të gjithë paketën e librave.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?