Rrahën policin në urbanin e Kamzës, ja kush janë “xhepistët trima” të Tiranës
10 ditë pas sulmit ndaj agjentit te policisë në autobusin e Kamzës me qëllim për t’i marrë paratë, policia ka mundur të identifikojë autorin e dytë të kësaj grabitje dhe dhune të ushtruar ndaj policit.
Policia ka sqaruar se ka arrestuar Alltan Dafkun, 25 vjeç. Agjenti i antidrogës është sulmuar fizikisht nga këta grabitës, pasi ai i zuri ata mat duke i marrë portofolin nga xhepi.
Në momentin që polici e kuptoi grabitjen ata i janë kthyer me grushte dhe shqelma duke i thyer nofullën. Ngjarja ndodhi me 22 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

