Rrahin 78-vjeçaren, nusja e djalit-fëmijëve: Goditeni me gur, unë do e helmoj
Nusja e shtëpisë kthehet jo vetëm në tmerrin e vjehrrës, por edhe të të gjithë fshatit. Në Fiks Fare u ankuan banorët e fshatit Poshnje në Dimal të cilët thanë se nëna e katër fëmijëve bashkë me të shoqin, fyen, kërcënon dhe dhunon gjithë lagjen, për më tepër vjehrrën e saj 78 vjeçare.
Madje përveç ofendimeve nga më të ndyrat situata ka agravuar edhe në konfliktime fizike. Para kameras së Fiksit banorët e Poshnjes tregojnë se mjafton të kalojnë në rrugë apo të dalin në oborr të shtëpisë dhe drejt tyre vërshojnë lumë ofendimesh nga çifti Shuli. Të gjitha këto konflikte dhe ofendime sipas banorëve janë pa asnjë shkak. Një e moshuar me lot në sy tregon se si dhunohet e ofendohet plaka 78-vjeçe e më pas tregon konfliktin që dhe djali i saj ka patur me nusen e shtëpisë.
E moshuara 78-vjeçarja Alije Shuli në një intervistë për ”Fiksin”, tregon se edhe pse e ndarë nga djali dhe nusja, jetojnë në të njëjtën çati ku e moshuara ka dhomën e vet. Ajo aty gatuan e jeton dhe tregon se më shumë rri e mbyllur në dhomën e saj, pasi ka frikë se nusja mund ta helmojë. Ajo pohon se kjo e fundit mëson fëmijët se si ta gjuajnë me gur, ndërsa vetë nusja bashkë me djalin nuk e kanë kursyer dhunën fizike kundrejt saj. Në një audio të dhënë nga emisioni Fiks Fare nëna me një ton të lartë dhe një fjalor aspak normal për fëmijë nën moshën 8 vjeç, i mëson ata sesi ta gjuajnë gjyshen e tyre dhe të gjithë banorët e tjerë me gurë në kokë.
”Të merrni një gur, e të godisni në shenjë mu në kokë, t’ja çani kokën. Ua kam dhënë lejen, se nuk me rr… lesht për këto lavire e prostituta”,-u shprehet ajo fëmijëve minorenë. Ndërkohë në fund po fëmijëve nëna u pohon se do ta helmoj gjyshen e tyre.
Fiks Fare u interesua edhe pranë Shërbimit Social në Bashkinë Dimal, ku përgjegjësja e Nerita Heqimi mohon kategorikisht dijeninë për dhunë ndaj 78 vjeçares. Ajo shpjegon se nëse ka rast dhune referohet në polici e më pas shërbimi sociale ndërhyn. Sëbashku me gazetarët e Fiksit përgjegjësja Heqimi i drejtohen komisariatit ku mësojnë se aty është edhe 78-vjeçarja. /Top Channel/
KOHA JONË SONDAZH

