Rrahja e avokatit, babai i autorit: Djali i shtyrë nga një prokuror kriminel. Thirrja për Ramën

Kadri Voga, babai i Mondi Vogës i shpallur në kërkim nga policia si autor i dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia, ngre akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj. Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel.

”Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person”,-thotë Kadri Voga.

Nga ana tjetër, ai zbulon se me prokurorin Ndoji është në gjyq prej 10-vitesh. ”Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre”, ka deklaruar Voga për ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kërkon nga organet të zbardhin ngjarjen ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi. ”Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

PRONONCIMI I PLOTË I KADRI VOGËS

“Ngjarja e ndodhur në Durrës ndaj avokatit Ilia Ilia është një ngjarje e rëndë, ngjarje e pazakontë dhe këto veprime për mua janë të dënueshme dhe unë dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mond Voga, i cili ka kryer këtë akt të shëmtuar ndaj avokatit të nderuar Ilia Ilia. Avokatit, familjes së avokatit, të afërmve të tij si dhe opinionit publik i kërkoj falje në emër të familjes për arsye se djali im nuk ka qenë i tillë dhe nuk është i tillë por është i shtyrë nga një prokuror kriminel, hajdut, Arian Ndoj, i cili e ka shtyrë djalin tim për të kryer këtë akt të shëmtuar. Me këtë prokuror jam në gjyqe, ka 10 vjet.

E kam denoncuar për vjedhje, për korrupsion, për veprime antiligjore, kam bërë kërkesa, letra të gjitha instancave shtetërore deri në ambasadën amerikane për këtë prokuror por asnjë lloj veprimi nuk është marrë mbi të. Është një prokuror që është gabim në organet e drejtësisë. Është një prokuror që përkrah vetëm kriminelët. Është një prokuror që ka gjetur djalin tim që e përdor për mashë, dhe e shtyn në krime, e përdor për të fortë dhe e përdori dhe me këtë veprim të avokatit të nderuar Ilia Ilia. Çuni im Mond Voga që e ka pas shok shkolle dhe gjithmonë i kam thënë që të largohet prej këtij personi se mua nuk më duket njeri i mirë. Por ai nuk hoqi dorë nga Arian Ndoj.

Arian Ndoj arriti të shtyjë djalin tim Mond Voga të masakrojë familjen e vet, vëllain, motrën, nënën. Arriti deri atë që e mori të gjithë pasurinë, lokalin që e kishim bërë familjarisht dhe sot ekziston në hipotekë tek familja e Arian Ndojës. Ai e mori këtë duke bashkëpunaur fuqishëm me shokë të tij prokurorë dhe gjyqtarë, të pamoralë, të cilët i blente me lekë, mua më humbte gjyqin, fitonte Arian Ndoj.

Veprimet e kryera edhe ndaj Ilia Ilias, avokatit të nderuar që ndodhi para dy ditësh, me djalin tim Mond Voga, i cili i shtyrë nga Arian Ndoja, i kërkoj edhe njëherë falje publike, për arsye se unë nuk jam i atillë familje, nuk i kam mësuar fëmijët me këtë edukatë por vlen të theksoj dhe kërkoj nga organet e drejtësisë, kryesisht nga kryeministri i Shqipërisë kjo çështje të zbardhet deri më një, të thellohet edhe më tej ndaj Arian Ndojit, qoftë edhe ndaj djalit tim që është viktimë e Arian Ndojt, që është i paguar të zbardhet. Në rast se nuk zbardhet unë me Arian Ndojin për veprimin që ka bërë ndaj avokatit Ilia Ilia që e ka shtyrë çunin tim për ta kryer këtë veprim, unë do bëj vetëgjyqësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?