Rrahja e gazetarit italian, shqiptarët: Jemi ne të sulmuarit

“Jemi duke përgatitur një padi që do ta dorëzojmë ditën e shtunë tek autoritetet e drejtësisë italiane, shoqëruar me një rindërtim të detajuar të zhvilllimit të ngjarjeja”, ka deklaruar avokati i njohur italian, penalisti Enriko Nan, i cili asiston familjen shqiptare të përfshirë dy ditë më parë në një zënkë të dhushme me gazetarin e “Striscia la Notizia”, Vittorio Brumotti.

Shqiptari 53-vjeçar Petrit Sinjari e fëmijët e tij; vajza 27 vjeçe djali 21 vjeç kanë preferuar të flasin me mediat me anë të avokatit të tyre, i cili është shprehur se “klientët e tij kanë dashur të evitojnë duke ia servirur “në pjatë” mediave versionin e tyre të fakteve, por një gjë është e sigurt se gjërat kanë ndodhur ndryshe nga sa ka pohuar Vittorio Brumoti me anë të rrjeteve sociale”.

“Klientët e mi, ka deklaruar avokati, kanë versionin e tyre të fakteve, falë të cilit do të prezantojmë ditën e shtunë një padi me një rindërtim të detajuar të gjithçka ndodhi. 

Reagimi i tyre ka ardhur si mbrojtje nga agresioni dhe jo e kundërta.

"Klientët e mi nuk janë të dhunshëm, por tre persona që punojnë e jetojnë në Itali prej 20 vitesh. E mbi të gjitha, e bija e Petrit Sinjarit ka pësuar gjatë kësaj zënke disa plagë e një goditje të fortë në gjoks”, pohon avokati.

Tre anëtarët e familjes shqiptare Sinjari e katër italianët mes të cilëve dhe gazetari Vittorio Brumotti, janë të akuzuar në gjëndje të lirë nga Prokuroria Italiane për grindje të dhunshme e prishje të rendit e të qetësisë publike.

Mbetet ende për t’u verifikuar se kush e ka nisur i pari dhunën e që sipas avokatit të shqiptarëve do të përcaktohet nga gjyqësori në bazë të rindërtimit të fakteve. Gjithçka do të bazohet nga dëshmia e personave të pranishëm, nga një video amatoriale e sekuestruar tashmë nga prokuroria si dhe nga raportimet mjekësore ndaj personave të kuruar pas zënkës së dhunshme.

“Është e rëndësishme të kujtohet, – ka përfunduar penalisti Enrico Nan, – ndryshe sa ka deklaruar dikush deri më tani, se klientët e mi pas grindjes nuk ia kanë mbathur por janë prezantuar në rajonin e policisë së qytezës së Borghetos, ku kanë denoncuar ngjarjen duke u vënë në dispozicion të forcave të rendit”.

SHKARKO APP