Rrahu arbitrin. Arrestohet lojtari i ekipit “Domosdova”
Policia e Tepelenës arrestoi në flagrancë një lojtar i ekipit Domosdova për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Në pranga ka rënë Kristjan Lleshi, 33 vjeç, banues në Përrenjas.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi : Gjatë ndeshjes së futbollit Tepelena – Domosdova, në Stadiumin “Sabaudin Shehu”, Tepelenë, ky lojtar i ekipit Domosdova ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1317703391611948/