Rrahu gazetarin për një artikull, arrestohet presidenti i “Kastriotit”
Policia e Tiranës ka vënë në pranga presidentin e ekipit të futbollit, Kastrioti, Alban Vogli. Mbrëmë në Tiranë ai ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica për shkak të një artikulli të shkruar prej tij në lidhje me dhunën e ndodhur në takimin Korabi – Kastrioti. Ilnica ka përfunduar në spital, ndërsa pak orë më pas Alban Vogli, 29 vjeç u prangos. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen:
Veç rrahjes, sipas policisë, Presidentit i Kastriotit ka tentuar të marrë peng gazetarin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në afërsi të bar “Noel”, është goditur me sende të forta shtetasi E. I., 41 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi:
– Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të “Kastriotit”
Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volksëagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi E. I. ka publikuar nëë një gazetë lokale.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ” Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 të Kodit Penal.
Deklarata e gazetarit mbrëmë në spitalin e traumës:
“Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi. Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin.Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”
KS Korabi dhe i gjithe populli Dibran jane te shokuar nga kjo ngjarje e rende qe ka ndodhur!”