Rrahu nënën, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Korçës nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Kristaq Nuno u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Nuno rrahu nënën E.N. 65 vjeç në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristaq Nuno, 37 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 29.12.2016, në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E.N, 65 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?