Rrahu një shtetas, Rrumbullaku përjashton shefin e komisariatit të Pukës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vendosur të shkarkojë nga detyra dhe të përjashtojë menjëherë nga radhët e policisë, shefin e komisariatit të Pukës, Pierin Lazi.
Largimi i Lazit nga detyrë është bërë me motivacionin e shkeljes së kodit të etikës dhe komunikimit, si dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të ndaluar. Në njoftimin e ndarë për mediat, shkruhet se Lazi ka tejkaluar kompetencat, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën për shtyp të policisë.
KOHA JONË SONDAZH

