Rrahu vjehrrën, arrestohet nusja

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçareje, pasi dyshohet se ka dhunuar vjehrrën e saj.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasja Xh. Q, 39 vjeçe, banuese në  fshatin Labinot Mal, Elbasan.

Sipas policisë, kjo shtetase gjatë ditës së djeshme në banesën e saj, në fshatin Labinot Mal dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q, 68 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?