Rrëfehet infermierja që vriste pacientët e moshuar dhe bënte foto me ta

 

“Nuk kam vrarë asnjë. Përkundrazi, kam jetuar gjithmonë duke u munduar për të tjerët. Nuk ka asgjë që të më lidhë mua me një vrasës”. Për herë të parë flet për shtypin infermierja italiane Daniela Poggiali, e akuzuar se ka vrarë dhjetëra pacientë të moshuar në spitalin e Lugos ku punonte. Poggiali u arrestua më 9 tetorin e kaluar për vrasjen e një të moshuare. Në ngarkim të saj u vunë edhe disa foto ku ajo pozonte duke qeshur në krah të trupit të pajetë të të moshuarës. Megjithatë ajo vazhdon të këmbëngulë se është e pafajshme. Te “Corriere della Sera” ka thënë se nuk e ka përdorur kurrë klorurin e potasit jashtë standardeve mjekësore. Hetuesit thanë se ajo u injektonte të moshuarve këtë element për të përshpejtuar vdekjen e tyre. “E njoh këtë element. E di çfarë pasoja ka. Kurrë nuk e kam përdorur jashtë mënyrës mjekësore”. Për sa u përket fotove ajo thotë: “Aty gabova. Ama duhet t’i them disa gjëra. Ideja nuk ishte e imja, por e koleges që shkrepi fotot. Nuk më kishte shkuar në mendje se ajo do t’i shpërndante. Ishte diçka mes nesh. Megjithatë ishte gabim.” Sipas hetuesve, në dy vjet, nga prilli 2012 në prill 2014, ne sektorin ku punonte 42-vjeçarja Daniela Poggiali janë verifikuar 139 vdekje “jo-normale”. Për të thonë se ishte një grua mizore, e paedukatë dhe djallëzore. Një Jonny Lane italiane, një engjëll i së keqes. Gjykata e Bolonjës e ka dënuar vetëm për një vdekje, por në 25 faqet e vendimit janë hapur çështjet për një vrasëse seriale

SHKARKO APP