Rrëfehet kapobanda e trafikut të kokainës

lir Hyseni, i dyshuar si një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të kokainës e cila përpunohej në Xibrakë të Elbasanit, ka pranuar aktivitetin e tij kriminal.

Hetuesit thanë për Vizion Plus se 47-vjeçari me precedentë penalë dhe në Kanada nuk ka ankimuar masën e sigurimit, por nga ana tjetër nuk pranon të ketë njohje me asnjë nga të arrestuarit e tjerë të operacionit Xibraka.

Burime pranë prokurorisë thanë se Hyseni ka thënë për hetuesit se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit, duke kërkuar kështu mosngritjen e akuzave si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Nga ana tjetër Hyseni ka pranuar aktivitetin e tij në shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kjo, pas arrestit në flagrancë, ku u sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë e pastër.

Për 47- vjecarin prokuroria ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, por Hyseni nuk ka pranuar, duke marrë përsipër përgjegjësinë e tij në aktivitetin kriminal dhe mos dhënë detaje të tjera lidhur me financimin e rrjetit i cili dyshohet se vinte nga Amerika e Jugut.

Për operacionin krahas Genci Xhixhës dhe Pranvera Ebeling, policia ka shpallur dhe një tjetër person në kërkim, identiteti i të cilit mbahet ende i fshehur për shkak të sekretit hetimor.

SHKARKO APP