Rrëfehet nëna e Andrea Bocellit: Mjekët më thanë ta abortoja

Çdokush jetën ia ka borxh kryesisht një nënë, por ka edhe nëna të cilave bota i ka borxh sakrificat për bijtë yje. Një i tillë i pazakontë dhe i pakngjashëm edhe për zërin edhe për artin është edhe Andrea Boçeli. Nëna e artistit të njohur e kishte mësuar që kur e kishte në bark të birin se ai do të humbiste shikimin, por e vendosur, nuk e mendoi asnjë çast që ta hiqte, siç edhe e këshilluan mjekët.

Edi Aringieri kujton:

Arrita në spital më dhembje të forta barku. Në atë moment më thanë se Andrea do të lindte me një glaukomë kongjentive që do t’i merrte sytë disa vite më vonë. Mjekët më këshilluan që të ndërprisja shtatzëninë,  por as nuk e mora në konsideratë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Po nëna e tij ka treguar se artistit të madh të skenës botërore në momentin që filloi të verbohej, i lindi pasioni për muzikën simfonike dhe kjo për faktin se shoku i tij i dhomës në spital dëgjonte gjithë ditën këtë lloj muzike. Dhe pikërisht në atë moment dramatik të jetës së tij  Boçeli, e kuptoi sesa përfshihej nga ajo lloj muzike, aq sa, siç kujton e ëma, harronte se ishte i shtruar në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?