Rrëfimi i 58­-vjeçarit italian: Kërkoj punë lavapjatës në Tiranë

Italianët po tentojnë t'u shpëtojnë problemeve ekonomike në shtëpi, duke u larguar dhe duke parë Shqipërinë si një alternativë më të mirë, pas dekadash emigrimi në kahun e kundërt. Ndërsa emigrantët shqiptarë po kthehen në atdheun e tyre për shkak të krizës, bashke me ta po vijnë edhe shumë italianë, të cilët shohin si mundësi për një jetë më të mirë Shqipërinë.

I njëjtë është edhe rasti i italianit Claudio Bruciano, të cilin e takova rastësisht teksa më ndaloi duke më pyetur se ku ishte “X” lokal, pasi ai donte të aplikonte për punë.

Pasi i tregova adresën e lokalit pyetja e parë që më erdhi në mendje ishte çfarë e shtyn një italian të kërkoj punë në Shqipëri, teksa qindra shqiptarë kanë ikur nga vendi i tyre duke kërkuar azil në vendet e BE­-së. Vendosa ta pyes më gjatë Caludion, i cili më tregoi se tashmë Shqipëria nga shumë italianëshihet si një mundësi e mirë jetese.

‘Kriza që ka prekur Italinë, ka bërë që të mos ketë më vende pune, madje dhe punë që më parë mund t’i gjeje fare lehtë, lavapjatës, kamarier, etj. Në Shqipëri, edhe pse pagat janë të ulëta jeton mirë pasi kostoja e jetesës është gjithashtu e ulët. Ndërsa në Itali paguan gjithçka, edhe ajrin që thith, por me krizën që po ndodh nuk mundesh më të jetosh, nuk të del as për t’u ushqyer e për të mbajtur veten”­, shprehet 58-vjeçari italian.

Ky njeri, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Itali, në moshën 58-vjeçare ka ardhur në Shqipëri dhe është fokusuar të gjejë një punë si lavapjatës në ndonjë restorant, por gjatë kërkimit të tij 2-javor ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam aplikuar në disa restorante deri tani, por prej 2 javësh asnjë nuk më ka kthyer përgjigje. Kam kërkuar në restorantë që mund të më kuptojnë gjuhën. Faktikisht unë flas shumë mirë frëngjisht, italisht dhe anglisht dhe nuk besoj se gjuha është një problem për të penguar për të më marrë” , tregon Bruciano.

Kur e pyesim Brucianon sesi vendosi të shpërngulej nga Italia në këtë moshë, ai tregon se një shoqja e tij shqiptare në Itali i kishte folur mirë për Shqipërinë.

“Një shoqe shqiptare më kishtë folur gjatë për Shqipërinë, por nuk kisha mundur të vija më parë. Unë kam kam qënë gjithmonë në arrati për të punuar në shtete të ndryshme. Më shumë kam qëndruar në Francë, ku prej 5 vitesh punoja si ndihmës-kuzhinier, kamarier edhe lavapjatës. Por dhe atje gjërat filluan të vështirësohen kështu vendosa të vij edhe në Shqipëri. Kur kam ardhur këtu, u ndjeva shumë mirë. Shqipëria sikur më jep jetë dhe për këtë kam vendosur të jetoj këtu, por nuk di sa do më jepet kjo mundësi pasi pa një punë do përfundoj në rrugë”.

Ai shprehet se i pëlqen të rrijë në Shqipëri pasi njerëzit janë mikëpritës, të dashur dhe gjëja që i bën më shumë përshtypje eshte se të gjithë flasin gjuhën e tij. Kjo atë e bën të ndihet si në shtëpi. Por Bruciano nuk është i vetmi nga italianët që kanë ardhur në Shqipëri me shpresën për të gjetur një mundësi në vendin tonë. Shumë italianë të tjerë kanë ardhur për të punuar në universitetet shqiptare dhe “Call centres”, ose për të hapur restorante dhe biznese të vogla në dy vitet e fundit.

Nga të dhënat e studimit për tre vitet e fundit, në Shqipëri kanë ardhur 2054 persona si emigrantë për të punuar në sektor të ndryshëm, ku 1068 kanë shtetësi turq, 246 kinezë, 164 kosovarë, 82, kanadezë, 62 indianë e maqedonas, si dhe 41 serbë. Ndërsa janë rreth 19 mijë italianë që kanë një leje qëndrimi për punë apo studime në Shqipëri. Në periudhën 2011­2014 turqit përbëjnë 52% të personave të pajisur me leje qëndrimi e pune në Shqipëri, të ndjekur në renditja nga shtetasit kinezë, kanadezë, maqedonas, indianëe serbë.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP