Rrëfimi i frikshëm i shqiptarit: Është gruaja ime, e vrava unë

Shqiptari 49-vjeçar Kujtim Hasanaj vrau gruan e tij Elena Seprodi 48-vjeç është burgosur në Itali. Hasanaj ishte një punëtor i thjeshtë, ndërsa ish-gruaja e tij ishte kuzhiniere, shkruan repubblica.it

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij përpara efektiveve të policisë shqiptari është shfaqur shumë konfuz, por edhe pse u ndihmua nga avokati i tij, Angelica Gabriele nuk ka mundur dot të shpjegonte motivin e vrasjes.

I pyetur nga prokurori, ku policia e ka gjetur me një thikë të përgjakshme në dorë gjatë momenti të arrestimit është shprehur se: ‘Kjo është gruaja ime, e vrava unë”, ka thënë ai për policinë në Casale Monferrato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të martën në mëngjes, pritet të dalë autopsia e trupit të viktimës, ndërsa të hënën është seanca për të akuzuarin pranë gjykatës së Vercellit. Të dy, kishin një djalë 24-vjeçar dhe çifti ishte ndarë tre vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policisë pas të bërtiturave të gruas. Ndërsa shqiptari pretendohet të jetë bërë xheloz, pasi ish-gruaja e tij po shoqerohej me dike tjeter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?