Rrëfimi i komandos pas kthimit nga Afganistani: Nga shteti kërkoj…

Në emisionin e sotëm të “Njerëz në Fokus” u trajtua tema “Lufta dhe paqja e ushtarëve tanë..”. Një temë kjo kushtuar ushtarëve që bëhen pjesë e misioneve ushtarake jashtë vendit, kryesisht paqeruajtës.

Në fillim të emisionit, një prej paqeruajtësve shqiptarë i mbetur anonim ka rrëfyer jetën e tij pas misionit në Afganistan.

Ai u shpreh se nuk ka patur asnjë mbështetje nga shteti, dhe nga paga që merrte një pjesë i mbahej tatim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur vija nga misioni isha i ngarkuar emocionalisht. Nuk kam patur asnjë mbështetje nga shteti. Merrja 120 mijë lekë dita, dhe një pjesë e saj më mbahej tatim. Detyrimi i Ministrisë së Mbrojtjes është të na dërgojë me pushime. Ata që kanë rrezikuar jetën nuk kanë shkuar”, rrëfeu paqeruajtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?