Rrëfimi i Sinanaj: Vrasësit e gjyqtarit Konomi janë politikanë

Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka rrëfyer sot përmes një telefonate në Neës24 disa fakte tronditëse rreth çështjeve më të rënda në Shqipëri të cilat ende nuk janë zbardhur.

Sinanaj i cili besohet se ka telefonuar nga ambientet e Spitalit të Burgut ka deklaruar se po i bëhet presion që të mos flasë për disa çështje.

“Më ka ardhur personalisht Artan Didi në qeli dhe më ka bërë presion që të mos flas”, ka thënë Sinanaj.

Ai ka deklaruar se i kanë bërë presion që të mos flasë për Ilir Karçinin, biznesmenin që e pagoi për të vrarë rivalin e tij në biznes Piro Bare.

Sinanaj ka folur edhe vrasjen e gjykatësit Skerdilajd Konomi duke thënë se i njeh autorët e vrasjes.

“Personat që kanë porositur vrasjen e Konomit janë deputetë dhe njerëz me pushtet. Ata dalin çdo ditë ne ekrane televizionesh”, ka thënë Sinanaj. Ndërsa për personin që ka kryer ekzekutimin e gjyqtarit, Sinanaj tha se është arrestuar në Shkodër.

Skerdilajd Konomi u vra në Vlorë në shtator 2011 teksa makina me të cilën po lëvizte ka shpërthyer pasi i ishte vënë një sasi eksplozivi.

Sinanaj ka deklaruar se provat për vrasjet po fshihen nga Prokuroria dhe Policia.

SHKARKO APP