Rrëfimi i të afërmit/ 8 persona të familjes të humbur: Tragjedi e madhe. Nuk e dimë kur do mbarojë

Tragjeditë nuk kanë të mbaruar në Shqipëri. Thumana është një prej zonave më të goditura nga tërmeti dhe ende ka persona nën rrënoja. Xhelal Cakoni është një banor i Thumanës që ka humbur 8 persona të afërm, disa prej tyre ende nën rrënoja.

Në një prononcim për gazetarin Enver Doci, Xhelal Cakoni tha se është një tragjedi e madhe dhe nuk e dinë kur do përfundojë. Ai ka rrëfyer se të afërmit e tij e dinin që pallati ishte i pabanueshëm por nuk kishin ku të shkonin.

“Kam humbur 7 persona. Jam anëtar i familjes Cakoni. Më ka humbur djali i xhaxhait me gjithë nusen dhe me gjithë vajzën. Më ka humbur dhe vajza e xhaxhait me dy çuna, të fejuarën e njërit dhe vajzën. Këtu është bërë një tragjedi aq e madhe sa ka ardhur gjithë bota dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. Janë shembur mbi 4-5 pallate, janë rrafshuar krejt. As vetë nuk e dimë se kur do përfundojmë. Kemi akoma njerëz nën rrënoja, disa i kemi në morg në Durrës, disa në Tiranë, disa në Lezhë. Fundi nuk i dihet kur do dalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë pasur dëme iu kishte ardhur urdhri mos të hynin brenda. Në tërmetin e parë kanë dalë jashtë, pastaj kanë hyrë prapë brenda dhe i ka zënë tërmeti i dytë.
E kanë dhënë urdhrin se ky është i pabanueshëm por nuk kishin ku të shkonin, prej hallit. Të gjithë kanë ardhur shumë shpjet, fshati i ka nxjerrë të parët.
Pjesa më e madhe janë nga Burreli, ka edhe nga vendi. Ka akoma brenda. Kemi babain që pret fëmijën e vogël që e ka nën rrënojë, do jetë 6 vjeç.
Ka njerëz nën rrënoja. Mund të jenë mbi 5 veta. Disa i nxorën”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rrëfimi i të afërmit/ 8 persona të familjes të humbur: Tragjedi e madhe. Nuk e dimë kur do mbarojë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?