Rrëfimi i të riut për “Der Spiegel”: Arsyet që na çojnë drejt Gjermanisë

Numri i madh i emigrantëve që kërkojnë azil në Gjermani i ka bërë mediat atje të investigojnë mbi arsyet që i shtyjnë këta njerëz të lënë shtëpitë e tyre për të udhëtuar drejt një vendi të huaj. Në faqen e saj në Facebook, “Der Spiegel” ka postuar intervistën e një djali nga Novosela, i cili rrëfen arsyet e largimit të bashkëfshatarëve të tij.

“Puna është e vështirë këtu dhe ndodh të mërzitesh e të duash të largohesh. Është monotoni. Kryen aktivitetet e përditshme të punës në fshat. Punojmë deri në orët e pasdites. Është e vështirë për një të ri të jetosh këtu”, thotë ai.

“Zhvendosja ka qenë masive, ndoshta 20-30 për qind e banorëve të fshatit janë larguar. Unë kam mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor, vetë bachelor dhe nuk kam vazhduar master. Kam qenë i informuar sidomos pas vizitës së kancelares Merkel se Gjermania ofron vende pune, por për persona të specializuar”, shprehet më tej i riu Mali Tafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djaloshi thotë se për të shkuar në Gjermani, itinerari që ndiqet është fillimisht udhëtimi drejt Prizrenit, më pas në Shkup, nga ku udhëtohet drejt Serbisë e prej atje drejt vendeve të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai vetë nuk e përjashton mundësinë e një rrugëtimi të tillë. “Siç themi ne shqiptarët, të provojmë fatin”, përfundon ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?