Rrëfimi, Nexhmija Ramizit: Si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën!

“More shoku Ramiz, si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën. Mijëra njerëz janë betuar me emrin e tij, që do të falnin jetën, vetëm ai të rronte sa malet”…

Kështu mësohet që t’i ketë thënë Nexhmije Hoxha Ramiz Alisë pasi lejoi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Sipas rrëfimit në media të sekretarit personal të Alisë, Guro Zeneli, Nexhmija ka kërkuar atij që busti i Enverit të mbrohej me gjak dhe nuk ia fali gjithë jetën fakti që ai u rrëzua.

“Ditën që u rrëzua shtatorja e Enverit, Nexhmija e mërzitur i ka shkuar Ramizit në zyrë. Teksa Ramizi i tha: “Nexhmije, mos u shqetëso, nuk është rrëzuar Enveri, u rrëzua vetëm bronzi”, rrëfen Zeneli

Sipas tij, Ramizi i tha të mos shqetësohej se bustin e ngremë përsëri, por po të vritej një njeri, do të vriteshin edhe njëqind dhe ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, është që të shmangim luftën civile që të huajt po mundohen të nxisin me çdo kusht.

“Por Nexhmija iku nga zyra e Ramizit duke qarë dhe që atëherë marrëdhëniet e tyre nuk ishin si më parë”, thotë Zeneli për “Panorama”.

Duke vijuar se marrëdhëniet e Nexhmijes me Ramizin mbetën të ngrira.

“Kanë qenë marrëdhënie të prishura, ishte një bukë e thyer. Por Ramizi e ruajti Nexhmijen, duke i dhënë asaj mbështetje politike. 

SHKARKO APP