Rrëfimi për vrasjen e Linditës dhe Vetonit, shoqja tregon për raportet: Nuk e harroj kurrë
Vrasja e Lindita Musait dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, ka tronditur Australinë dhe mbarë opinionin publik. Ish-lojtarja e Kombëtares tonë për Femra, Ellvana Dragoviç e cila e kishte mike të ngushtë, tregon se Linditën e kishte njohur që kur ishin fëmijë, ndërsa e krahason me një engjëll që nuk do ta harrojë kurrë. “Mund të flas pa fund për të, ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra por ajo kurrë nuk do të harrohet”. Çifti u vra, nga babai i Linditës, Osman Shaptafaj në natën e ndërrimit të viteve. Ellvana tregon për ”Report TV”, se tre vitet e fundit kishin punuar së bashku me Linditën dhe në rrëfimin prekës ajo tregon se mikja e saj e ndjerë, nuk harronte kurrë që ta përqafonte e ta puthte sa herë vinte në punë.
“Lindita ishte një engjëll. Kishte një buzëqeshje që do të ndriçonte dhomën. Hiri dhe prania e saj n pushtonin dhomën. Ajo të bënte për vete. Mund të flas për të pafund. Ne e kemi njohur njëra-tjetrën qysh bebe. Nëna ime edhe nana Linditës janë mikesha të mirë. Unë edhe Lindita kemi qen miqtë më të mirë. Kemi ndarë rroba, kemi luajtur me kukulla. Kemi ngrënë bashkë. Jemi përgatit për dasmat. Vallëzuam herët në mëngjes. Nuk lamë asgjë të papërfunduar. Edhe jam shumë mirënjohës për këtë. Unë do ta kujtoj shpirtin e saj të bukur përgjithmonë. Ajo ishte gjithmonë e lodhur, por ka shumë kuptim për mua tani. Ajo ishte plot jetë. Zoti donte të sigurohej që ajo të mund të realizonte sa më shumë që të ishte e mundur në 25 vitet e saj të jetës. Në 3 vitet e fundit të jetës së saj, ne kemi punuar së bashku. I bëra asaj një punë si pritëse dhe jam shumë mirënjohës që ndodhi kjo. Kam kaluar çdo ditë pune me të. Ajo vinte në karrigen e saj çdo mëngjes të vetëm dhe vinte më jepte përqafimin dhe puthjen më të madhe, sikur të mos kishim parë njëri-tjetrin për ditë. Kjo ishte Lindita. Ajo kishte dashurinë më të madhe që dikush mund të jepte. Ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet”.
Ajo tregon se Lindita shkonte shumë mirë me familjen e re që sapo kishte krijuar. Vetëm një vit më parë familja dhe miqtë u mblodhën për të festuar dasmën e Veton dhe Lindita Musait. Sipas Ellvanës familja Musai e kishte respektuar gjithnjë Linditën, madje kjo e fundit thoshte si ishte me fat që kishte gjetur një fmailje të re kaq të mirë. “Familje Musai më kanë respektuar, e kanë dashur Linditën. Ajo më thoshte jam aq me fat që kisha fituar një familje tjetër. Isha aq e lumtur për të. Pas gjithçkaje që ajo kishte kaluar, zemra ime po derdhej me lumturi për të.” tha Ellvana. Për sa i përket Vetonit bashkëshorit të Linditës, Ellvana e përshkruan si një djalë shumë të sjellshëm dhe me humor që nuk harronte kurrë t’i bënte vajzat të qeshnin. Ndërsa për lidhjen mes Vetonit dhe Linditës, Ellvana thotë se ata ishin destinuar për njëri-tjetrin.