Rrëfimi prekës i 12-vjeçarit që u nxor nga rrënojat: Me ra rafti te këmba, pastaj nuk mbaj mend gjë
Aleksi është 12-vjeçari që ka përjetuar tmerrin e tërmetit dhe ka rrëfyer për Top-Channel momentet që me siguri nuk do dëshirojë t`i kujtojë më kur të marrë vesh që ky termet i mori babanë dhe motrën.
“Më përpara isha duke parë televizor. Ra i vogli dhe shkova të fle gjumë dhe pastaj ra i madhi dhe më ra rafti tek këmba,”- tregon Aleksi për momentet e para të tërmetit.
Ai ka qenë me babanë e tij në shtëpi, me motrën dhe me mamin.
“Më ra rafti tek këmba dhe pastaj nuk mbaj mënd gjë. Nuk mbaj mend kur rashë poshtë, por pasi rashë, u zgjova dhe isha poshtë gurve. Ishte ngatërruar batanija dhe s’mund të dilja. Bërtita sa bërtita dhe erdhën e më nxorën. Nuk është se mbaj shumë mend. Erdhën dhe më nxorën disa burra,”– përfundon rrëfimin Aleksi i cili ende nuk e di që ka humbur motrën dhe babanë në këtë fatkeqësi.
KOHA JONË SONDAZH

