Rregulla të ashpra në ushtri, ndalohen fotot në Facebook dhe ngacmimet seksuale

Bëhet fjalë për 50 pika.

Mes tyre është edhe publikimi i fotove në Fecabook dhe ngacmimet seksuale.

Gjatë ose jashtë kryerjes së detyrës/shërbimit, ushtarakut të Forcave të Armatosura i ndalohet: përdorimi i pajisjeve elektronike për regjistrimin dhe/ose filmimin e bisedës me eprorët, vartësit dhe kolegët, për çfarëdolloj arsyeje, pa dijeninë e tyre, kur nuk përbën vepër penale dhe përveç rasteve të parashikuara me ligj; shprehja e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura, në formë shkresore, elektronike apo verbale, që cenojnë imazhin e institucionit apo personalitetin e ushtarakëve të tjerë të Forcave të Armatosura; mbajtja e uniformës ushtarake në lokale nate, kazino, lojëra fati dhe në ambiente të tjera të ngjashme me këto; publikimi në rrjetet sociale të pamjeve personale apo të çdo efektivi të Forcave të Armatosura me armatim ushtarak; ngacmimet seksuale, në formën e orvatjes së padëshiruar seksuale, kërkesë për favore seksuale dhe sjellje të tjera verbale apo fizike të një natyre seksuale, të kryera gjatë ose jashtë orarit të punës”,thuhet në listën e madhe me ndalime për efektivët e Forcave të Armatosura.

Në draft shkeljet do të konsiderohen të lehta, të rënda dhe shumë të rënda, ndërkohë që masat disiplinore do të variojnë nga qortimi deri te largimi nga Forcat e Armatosura.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes parashikon gjithashtu se shefi i shtabit mund të marrë masë disiplinore nga Presidenti me propozim të kryeministrit.

SHKARKO APP