Rregullatori i BE-së vendos sot për vaksinën e katërt kundër koronavirusit
Agjencia Evropiane e Barnave pritet të vendosë sot për miratimin e vaksinës së katërt kundër koronavirusit.
Agjencia me seli në Amsterdam pritet t’i japë dritën jeshile vaksinës Johnson&Johnson, të prodhuar në SHBA.
Komisioni Evropian pastaj duhet ta japë fjalën përfundimtare.
BE-ja tashmë ka porositur 200 milionë doza të kësaj vaksine.
Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë janë autorizuar në BE, Johnson&Johnson jepet në vetëm një dozë dhe është efikase.
Kjo vaksinë po ashtu mund të ruhet në një frigorifer standard, ndryshe nga disa vaksina të tjera që kërkojnë temperatura ultra të ftohta.
Testimet kanë treguar se Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit.
Ajo është 85 për qind efektive në mbrojtjen kundër sëmundjes së rëndë.
Rregullatorët amerikanë e kanë miratuar këtë vaksinë në fund të shkurtit.