Rregulli i ri për moshën e tretë, Rama tregon sesi do të funksionojë
E cilësuar si një moshë delikate për Covid-19, qeveria shqiptare ka shtuar masat për moshën e tretë. Kryeministri Edi Rama, përmes një video live në facebook, ka shpjeguar se asnjë pensionisti nuk do ti ofrohet kjo mundësi për të dalë në rrugë. Sipas tij, për të gjithë pensionistët e vetmuar, do të jenë strukturat e grupeve në terren që do tu kryejnë blerjet e nevojshme në mënyrë që ata të shmangin të gjitha daljet në terren. “Pensionistëve nuk do tu jepet leje. Pra pensionistët nuk mund të aplikojnë dhe përgjigja do të jetë negative. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata të vetmuarit dhe që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën njësi administrative, do të kujdesemi ne siç po kujdesemi pa pushim me ekipet në terren t’iu bëjnë pazaret dhe t’iu çojnë ilaçet. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë. Ata që do të dalin do të penalizohen. Është vetëm një anëtar familje për pazar. Anëtari që shkon në punë ka autorizimin që disponon tani. Nuk mund të kërkojnë leje më shumë se dy anëtarë. Ata që shkojnë në punë të ndalojnë të bëjnë pazarin kur kanë mundësi. Duhet të kenë në telefon lejen që kanë marrë në mënyrë që policia ta konsideroj si në zbatim të ligjit”.