Rregulli i ri për taksat e makinave

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike. Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.

Përfitime konkrete për qytetarët

Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në:

Swiss Digital Desktop Reklama

282,975,000 lekë të kursyera, si rezultat i eliminimit të paraqitjes fizike në sportelet e DRSHTRR;

Swiss Digital Mobile Reklama

56,146 ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes dhe udhëtimit për kryerjen e shërbimit;

23,100,100 km rrugë të shmangura, nga evitimi i udhëtimeve mesatare vajtje–ardhje për shërbim;

1,617,000 litra karburant të kursyera, me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor.

Ky shërbim është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, me qëllim zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve.

Synimi i DPSHTRR mbetet ofrimi i shërbimeve publike më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve, duke reduktuar kostot, kohën dhe burokracinë.

Për më shumë informacion mbi shërbimin, qytetarët mund të vizitojnë platformën e-Albania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?