Rregullimi i defektit elektrik në “Yzberishti”, plagoset një punonjës i OSHEE

Per shkak te nje defekti në kabinën private “Bruci” ku janë djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.

Brigadat e OSHEE vijojnë intensivisht punën për riparimin e defektit në kabinën private pranë Yzberishtit.

Avaria në këtë kabine shkaktoi probleme me fiderin tension i mesëm. Gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht po bëhen manovrimet përkatëse për rikthim të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?