“Rregullohemi me gjë tjetër o shok”, ja si tentoi 23 vjeçari të korruptojë policët me 2 mijë lekë

Një 23-vjeçar me banim në Ersekë është arrestuar dje nga forcat e policisë së Tiranës pasi ka tentuar të korruptojë dy efektivë policie duke i ofruar 2 mijë lekë të reja, pasi u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer.

Pando Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartemonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Report Tv - Shkel semaforin dhe tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet shoferi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?