Rregullohet sahati i Tiranës, puna e parë e Veliajt si kryebashkiak

Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, në ditën e tij të parë të punës ka preferuar si punë të parë: rregullimin e sahatit të Tiranës, që ndodhet vetëm pak metra pas godinës së bashkisë.

“Kryeqytetit s’mund “t’i ngecë ora”. Një punë e vogël si ditë e parë. Faleminderit mjeshtër Johanit”, shkroi Veliaj në profilin e tij Facebook, pas rregullimit të sahatit, pasi deri dje ora ngecte shpesh dhe ngatërronte njerëzit që më pas filluan të mos “e besonin më”.

Kryebashkiaku i ri i kryeqytetit Veliaj, siç duket e kishte vënë re këtë detaj dhe postoi edhe disa foto krahasuese ku tregonte gjendjen e mëparshme dhe atë aktuale të sahatit të Tiranës.

SHKARKO APP