Rreh bashkëshorten dhe kanos me thikë vjehrrën në sy të fëmijës, arrestohet në flagrancë greku

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas grek.

Fax News raporton se 41 vjeçari akuzohet për dhuna ndaj familjes.

Mësohet se Georgios A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier, u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.G, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishur me thikë vjehrrën e tij, shtetasen Dh.G, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?