Rreh bashkëshorten dhe qëllon me armë, arrestohet autori në Tiranë

Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku Afrim Bulku pasi ka rrahur gruan e tij, E.B 33 vjeç ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar në ajër.

Policia pasi ka arrestuar autorin, ka bërë kërkesë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 33-vjeçaren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?