Rrëmbeu me shokët 13-vjeçares për ta përdhunuar, i riu: Flisnim në…
Redjon Shtylla
Në një ditë të vetme, Shqipëria u trondit nga tri skandale, denoncime për përdhunim me të mitura, dhe rrëmbim për abuzim seksual. Mëngjesin e sotëm, policia e Fierit informoi për një rrëmbim që synim kishte abuzimin seksual me një 13-vjeçare.
E mintura vjen nga një familje e varfër, dhe pamundësia për të parë televizor në shtëpinë e saj, e detyroi që të shkonte tek xhaxhai. Por kur doli nga shtëpia në orën 21:00 të së hënës, ajo u rrëmbye nga tre djem, e që më pas u fsheh në një banesë të braktisur me qëllim final përdhunimin.
Ky veprim sipas Manushqe Lushkës, nënës së vajzës, është momenti kur djemtë e kanë marrë me forcë 13-vjeçaren, duke e tërhequr zvarrë dhe më pas e kanë lidhur në një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër. Sipas bluve të qytetit rajonal, autorët nuk e kanë prekur vajzën, pasi shpëtimtar ka qenë vetë babai i saj.
Tre djemtë, Redion Tereziu, 22-vjeç, Jorges Dosti, 24-vjeç dhe Marjus Çalameni, 24-vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec, tashmë në prangat e policisë, e kanë marrë tërhequr zvarrë 13-vjeçaren dhe e kanë futur në shtëpinë e vjetër ngjitur me rrugën, duke i lidhur duar-këmbë, dhe gojën ja mbyllën me një leckë.
Familja
Babai i vajzës rastësisht ka dalë të kërkojë të bijën dhe ka dëgjuar bërtitjet e saj nga godina e pabanuar. Ai me vrap i ka shkuar në ndihmë të së bijës, ndërsa tre të rinjtë janë larguar sapo kanë parë babanë që bërtiste ta linin të lirë.
Nëna thotë se vajën e kanë njollosur. “Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, ka treguar mes lotësh nëna e 13-vjeçares, familja e të cilës është në kushte tepër të vështira ekonomike.
Gjyshja e vajzës thotë se njëri prej djemve është i njohur për familjen, pasi shkonte shpesh aty, madje e kishin trajtuar si djalin e shtëpisë. “Vajzën e kam gjetur lidhur, dy të tjerët u hodhën nga dritarja, se kush ishin i nxjerr vetë ky. Ne e njoftuam policinë. Vajza u bë… as flinte e as bënte, rrinte e hutuar”, thotë Hamide Lushka, gjyshja e 13-vjeçares.
Flet 24-vjeçari
Njëri prej tre të rinjve nga Roskoveci, Jorges Dosti, i arrestuari për rrëmbimin dhe tentativën për përdhunim të 13-vjeçares, ka deklaruar në Polici sesi e njihte minorenen. Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh për ta ndihmuar atë fëmijë në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

