Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës në GJKKO, shtyhet seanca! Ja kërkesa e Dritan Rexhepit

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Shkak për shtyrjen e seancës, ishte mungesa e avokatit të të pandehurit Aldo Majnishta dhe vetë të pandehurit, i cili nuk ishte prezent në sallë.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm Dritan Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.

Gjatë seancës, avokatja e Rexhepit kërkoi që seancat gjyqësore të mos zhvillohen të premteve, duke argumentuar se i pandehuri duhet të qëndrojë në paraburgimin 313 deri ditën e hënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rexhepi gjithashtu iu bashkua kërkesës së avokates, duke kërkuar që gjykimet të zhvillohen vetëm gjatë ditëve të tjera të javës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesat, vendosi të pranojë shtyrjen e seancës si dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për Aldo Majnishtën dhe Dritan Rexhepin deri në datën e seancës së ardhshme. Seanca e radhës u caktua për datën 3 shkurt, ora 14:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?