”Rrëmbimi im sot”, Meta pas arrestimit: Nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në Facebook, shkruan se nga rrëmbimi i tij sot, nis një luftë e re në përballjen pa asnjë kompromis. Meta falenderon anëtarët e PL për mbështetjen. Ish presidenti e quan arrestimin ndaj tij si një rrëmbim, ndërsa premton se pas kësaj do ndihet më i fortë se kurrë. ”Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë”.

Postimi i plotë

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

SHKARKO APP