Rrëmbimi në Kamzë, gjendet i djegur në Durrës një “Range Roveri”
Një automjet tip ”Range Rover” i bardhë dhe pa targa është gjetur i djegur më datë 17 janar nga policia e Durrësit. Dyshohet se mjeti është përdorur në pengmarrjen e Kamzës, por ende nuk janë gjetur të dhëna që e verifikojnë këtë. Po punohet intensivisht nga specialistët e policisë shkencore dhe grupi hetimor për të gjetur gjurmë të përdoruesve të mjetit.
Mjeti është gjetur në zonën e ‘Shkallnurit’ vetëm disa orë pas marrjes peng të Jan Prengës në Kamëz, më 17 janar, po për arsye hetimore nuk është bërë e ditur gjetja e tij më parë.
Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në Kamzë, ku të paktën dy persona rrëmbyen me dhunë 49-vjeçarin Jan Prenga, policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Autorët, ende të paidentifikuar pasi u konfliktuan me Prengën teksa ky i fundit po hipte në mjetin e tij, e morën me dhunë dhe e futën në makinën e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

