Rrënimi i burgjeve nga drejtori Agim Ismaili
400 të burgosur në IEVP-në e Peqinit janë rebeluar duke refuzuar kështu ushqimin. Ata kërkojnë amnisti dhe mbi të gjitha mos aplikimin e regjimit 41 bis që izolon kriminelët me famë. Shprehen të vendosur në kërkesat duan të negociojnë me autoritet për zgjidhjen e tyre. Kjo grevë po jep edhe efektin zinxhir, pasi në protestë u ngritën edhe të burgosurit e tjerë në burgun famëkeq të Shën Kollit. Edhe ata kanë refuzuar ushqimin, duke kërkuar që të lejohen të takojnë avokatët dhe familjarët, duke paraqitur në total 13 kërkesa. Pas kësaj mënyrë të të protestuari, Avokati i Popullit ka nisur menjëherë hetimin për të parë nga afër mënyrën dhe procedurat që po ndiqen për 41 bis, izolimin e të burgosurve.
Rekomandimi i Avokati i Popullit është dorëzuar në datë 23 shtator 2020 ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë apo nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili. Që pas marrjes së drejtimit të Drejtorisë së Burgjeve, Ismaili në burgje janë shfaqur probleme të shumta, madje jo të pakta kanë qenë rebelimet e të burgosurve për mënyrën e trajtimit.
Revolta së fundmi në burgjet mund të ketë pasoja zinxhir në të gjitha institucionet e dënimit të vendimeve penale, si dhe mund të shoqërohen dhe me shpërthime të burgjeve, çka do ta bënte të pamenaxhueshme situatën. Ndaj Ismailit ka dhe një padi në SPAK nga ish-bodigardi i Berishës, Izet Haxhia, i cili ka dalë kundër vendosjes së masës së izolimit.
“Ky izolim i jashtëligjshëm po ushtrohet në mënyrë më të egër nga autoritetet i burgut me një qarkore të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve dhe e përsëritur nga Agim Ismaili, drejtor i tanishëm i Burgjeve. Kam kërkuar arsyen e këtij izolimi të paligjshëm dhe më është thënë në mënyrë shkresore se unë qenkam një person i rrezikshëm dhe prandaj mbahem në izolim të egër. Unë nuk kam qenë asnjëherë person me rrezikshmëri, epitet të cilin ma ka vendosur politika dhe mediat në porosi të politikës”- shkruan Haxhia në kallëzim e paraqitur në SPAK.
Mënyra e trajtimit të të burgosurve në institucionet e vuajtjes së dënimit ka qenë përherë në fokusin e Këshillit të Europës, që nëpërmjet mekanizmave të saj ka vëzhguar qeverinë shqiptare për trajtimin e të burgosurve, ku raportet e vlerësimit kanë qenë negative. /Gazeta Shqip/