Rrënqethëse gjendja e 3 mijë emigrantëve në kufi me Maqedoninë (Foto)
Realitet i tmerrshëm i emigrantëve, që vijnë nga Lindja e Mesme, dhe u është premtuar Europa.
Pamjet rrënqethëse që serviren nga gjendja e mbi 3 mijë emigrantëve në kufi mes Maqedonisë e Greqisë, shumë pranë edhe vendit tonë, si dhe përleshjet e tyre me policinë, po bëjnë xhiron e botës.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe kërkon t’i shpërndajë e t’i kthejë pas emigrantët.
Njëri nga emigrantët është plagosur rëndë dhe tetë të tjerë me lehtë.
Mediat lokale raportojnë se mbi 3 mijë emigrantë janë tepër të zemëruar me sjelljen e policisë dhe se flenë jashtë prej ditësh, kanë mbetur pa ushqim dhe se luten me shpresë për një jetë më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

