Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet sërish në Parkun Kombëtar të Shebenikut
Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar sërish në Parku Kombëtar i Shebenikut, duke konfirmuar praninë e kësaj specie të rrallë në habitatet natyrore të zonës.
Sipas Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dokumentimi u bë i mundur përmes përdorimit të kamerave kurth, identifikimit të gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të vazhdueshme nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Elbasan.
Autoritetet theksojnë se prania e kësaj specieje të rrezikuar dëshmon për efektivitetin e masave të ndërmarra për ruajtjen dhe konservimin e biodiversitetit në vend.
Ekspertët vlerësojnë se rikthimi dhe zgjerimi i habitatit të rrëqebullit të Ballkanit është një tregues pozitiv për ekosistemin, ndërsa mbrojtja e tij mbetet një prioritet për institucionet mjedisore.
KOHA JONË SONDAZH

