Rreshjet e shiut. Bllokohet rruga Tiranë- Elbasan

Rruga Tiranë- Elbasan është bllokuar sërish. Automjetet nuk do të mund të kalojnë në këtë segment përgjatë gjithë fundjavës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se mbyllja bëhet nga frika e rrëshqitjeve të tokës, në Ibë. “Fillimi i rreshjeve të shiut mund të krijojë probleme në zonën e rrëshqitjeve”, thuhet në njoftimin e ARRSH. Deri në një njoftim të dytë rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin Tiranë – Rrogozhinë. Gjatë këtij muaji rruga Tiranë – Elbasan është bllokuar disa herë. Shkak janë bërë rrëshqitjet e tokës në Ibë, si pasojë e punimeve për ndërtimin e autostradës. Të paktën 30 familje janë evakuuar nga kjo zonë, e konsideruar në rrezik. Disa shtëpi janë shembur.

SHKARKO APP