Rrëshqasin varret në Durrës

Rrëshqitjet e dherave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit nuk kanë prekur vetëm banesat.

Tashmë edhe varrezat e vjetra në qytetin e Durrësit janë në rrezik.

Pas kësaj ngjarje, të shumtë kanë qenë ata që janë shqetësuar.

Ka prej tyre që u janë dëmtuar vendprehjet e të afërmve, dhe janë detyruar që ti rregullojnë përsëri.

Ata ankohen ndaj Bashkisë së Durrësit për mungesën e investimeve, dhe mirëmbajtjen e këtyre varrezave që janë publike dhe nën juridiksionin e Bashkisë.

Zyrtarët e Bashkisë kanë thënë se varret që kanë rrëshqitur do të zhvendosen nga aty dhe të vdekurit do të rivarrosen në varrezat e reja.

Rrëshqasin varret në Durrës

SHKARKO APP