Rrëshqitja e gurëve, ARRSH: Hapet kalimi në Levan-Tepelenë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bajpasit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.

Me këtë rast, duke falenderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se bajpasi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eliminimin e rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?