Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin Librazhd- Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi i automjeteve

Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar tërësisht në të dyja drejtimet pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë së bashku me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për të pastruar sa më shpejt aksin dhe për të mundësuar rifillimin e lëvizjes së automjeteve

Policia Rrugore e Elbasanit apelon që të gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt Korçës ose nga Korça të shmangin kalimin në këtë segment rrugor deri në një njoftim të mëtejshëm për hapjen e rrugës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?