Rrëshqitje gurësh në Levan-Tepelenë, si devijohet qarkullimi

Në aksin rrugor Levan-Tepelenë janë shënuar rrëshqitje gurësh, për shkak të reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrëshqitja e masivit të gurëve ka ndodhur aksin Levan-Tepelene pranë Poçemit.

Bëhet me dije se kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në bashkëpunim me policinë rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamje nga rrëshqitja e gurëve në këtë aks rrugor, mund ta shihni në fotografi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?