Rrëshqitjet në aksin Memaliaj-Tepelenë, ARRSH: Nis puna për rehabilitimin, ndërhyrjet që do të kryhen

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur puna te rrëshqitja në aksin Degëzim Memaliaj-Tepelenë. Sipas ARRSH-së, nga inspektimet rutinë të kontraktorit është konstatuar rrëshqitja e murit për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drenazhit e shkarkimin e pakontrolluar të ujërave sipërfaqësore.

Projekti përfshin një sërë ndërhyrjesh me qëllim rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës.

“Për të mos lejuar dëmtimin e mëtejshëm të trupit të rrugës, u përgatit një projekt për stabilizimin e rrëshqitjes me gjeogrid. Ky projekt parashikon një strukturë Gjeosintetike (Terramesh) me gjatësi 36 m dhe lartësi 6-9 m përgjatë lumit Vjosë. Më tej do të rehabilitohet sistemi i Drenazhit të ujërave sipërfaqësore. Ndërkohë te portali shkarkues do të zbatohet elementi i shuarjes, në mënyrë që të parandalohet fenomeni i mëtejshëm i erozionit”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?