Rreth 100 qytetarë u braktisën në Pragë, kompania Wizz Air: U vonua pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë

Rreth 100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte nga Praga në Tiranë, dje u lanë në aeroport nga kompania Wizz Air. Qytetarët denoncuan rastin në media. Kompania ”Wizz Air” ka reaguar duke bërë me dije se fluturimi nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me 25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë, kontroll i cili ka pasur vonesa të konsiderueshme sipas kompanisë.

Reagimi

Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme.

Për shkak të kufizimeve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nisja ishte e domosdoshmenë mënyrë që të sigurohej mbërritja në kohë në Tiranë. Mosnisja do të rezultonte në pamundësinë për tëzbritur në TIA, duke lënë të gjithë pasagjerët e fluturimit në Pragë.

Duke e kuptuar shqetësimin e shkaktuar nga kjo situatë, u kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur. Linja ajrore aktualisht po ofron akomodim për pasagjerët në Pragë dhe opsione fluturimi alternative për tësiguruar që pasagjerët të arrijnë në destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

SHKARKO APP