Rreth 12 mijë turistë polak vizitojnë çdo vit Sarandën

 

 

Kreu i grupit parlamentar Poloni –Shqipëri Glogowski ne takimin me Kryebashkiaken e Sarandes

Parlamentari polak Tomas Glogowski, njëherësh kryetar i grupit parlamentar Poloni-Shqipëri, bënë një vizitë në Bashkinë e Sarandës.

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ka falenderuar zotin Glogowski për vizitën në këtë qytet.  Zonja Koka u shpreh se turistët polakë janë në prezencë të shtuar në Sarandë, pasi numri i tyre është të paktën 12 mijë në vit.

Përtej kësaj, kreu i Bashkisë Koka nënvizoi se mjaft polakë kanë ardhur jo vetëm për të bërë turizëm, por edhe për të ofruar turizëm, pasi ata menaxhojnë disa prej hoteleve të Sarandës.

Në qëllimin e takimit mes parlamentarit polak Glegowski dhe Kryebashkiakes së Sarandës Koka, ishte të vendosen ura bashkëpunimi dhe të mundësohet përfshirja e Sarandës në projekte të përbashkëta me qytete të përngjashme në Poloni, me financim nga BE.sara2

Parlamentari polak Glogowski  tha se 2/3 e financimeve të BE për vendin e tij, janë përthithur nga qeverisjet vendore dhe shprehu vullnet të mirë, që kjo eksperiencë të ketë vlefshmëri edhe për Sarandën.

Më tej, Glegowski ka vlerësuar atë çfarë gjen çdo turist i kësaj vere në Sarandë, ndërkohë që ka veçuar Butrintin si sajtin më të mrekullueshëm arkeologjik në rajon.

Për të çuar edhe më përpara këtë zhvillim, ai ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e qeverisjes vendore, sidomos në kushtet e zbatimit të reformës territoriale, që në vendin e tij është kryer 20 vite më parë.

SHKARKO APP