Rreth 24 mijë maturantë interes për Shkollën e Lartë

Mesnata e së hënës ishte edhe afati i fundit i aplikimit online për ndjekjen e studimeve universitare dhe janë rreth 24 mijë maturantë që kane shprehur interes duke përzgjedhur 1 deri në 10 program studimi. Kandidatët e interesuar kanë pasur një periudhë 6 ditore për të plotësuar aplikimin ndërkohë procesi i aplikimit për shkollën e lartë nuk është mbyllur për maturantët që kanë provime në vjeshtë.

Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve. Portali U-albania nuk ka pranuar aplikime nga maturantet, të cilët nuk kanë plotësuar kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit. Pra, maturantët që nuk arritur pragun e notës mesatare 6,5 kanë mundësi të zgjedhin shkollat e larta profesionale.

Në 2 shtator universitetet do të shpallin listën e kandidatëve fitues. Për vendet e mbetura bosh do të ketë edhe 2 raunde të tjerë për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë në universitete ose pretendojnë një shkollë më të mirë se ajo që arritën në fazën e parë.

SHKARKO APP