Rreth një milje para ankorimit, një person hidhet nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë
Aktualitet E Shtunë, 20 Qershor 2020 19:22
Një person në Vlorë është hedhur nga trageti rreth një milje para ankorimit. Abcnews.al raporton se pas hedhjes, ai është marrë nga një varkë.
Personi i paidentifikuar është hedhur nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30
Burime nga policia bëjnë të ditur se personi që është hedhur nga trageti nuk është identifikuar pasi ka qenë i paregjistruar.