Rrethimi i Kuvendit, Vokshi: Regjimi ushtarak i Ramës ka frikë nga populli
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka komentuar rrethimin e parlamentit gjatë seancës së sotme plenare, sipas saj nga mijëra policë. Vokshi shprehet se deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij. Ajo shtoi se Rama po qeveris me regjim ushtarak.
Postimi i plotë
Parlamenti nën rrethim! Regjimi ushtarak i Ramës ka frikë nga populli. Këto janë pamjet e të gjitha rrugëve rreth e rrotull Parlamentit sot në mëngjes, si cdo ditë që ka seance parlamentare. Tirana edhe sot në shtetrrethim për karrigen e Edi Rames.
Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim. Deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij.
Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve.
Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre!
#Protesto16Mars
KOHA JONË SONDAZH

