“Rrethrrotullimi i vdekjes”, mungon sinjalistika

Sikur të mos mjaftonte ura, e cila është në gjendjen më të keqe të mundshme, banorët apo drejtuesit e mjeteve duhet të përballen me një tjetër rrezik në këtë zonë. Rrethrrotullimi i Tapizës, i kthyer në burim aksidentesh, ka ngritur edhe shqetësimin e banorëve të zonës.

Megjithëse është rikonstruktuar në fundin e vitit të kaluar, fakt i cili vërtetohet edhe në raportin vjetor të ARRSH. Pavarësisht ndërhyrjeve i gjithë aksi që përshkon këtë zonë dhe në veçanti rrethrrotullimi, ka mungesa të shumta.

Sikurse duket qartë edhe në pamje, tabelat treguese që kemi një rreth përpara, janë në një distancë prej vetëm 20 metra, ku një distancë kaq e vogël ka rezultuar fatale për drejtuesit e mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç sinjalistikës vertikale që është shumë pranë, në rrethrrotullim mungon tërësisht sinjalistika horizontale, pasi ato janë treguese të cilat paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve. Duke marrë shkas edhe nga aksidenti i disa ditëve më parë, banorët bëjnë thirrje për marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?